“Indrit, tregomë ç’i ka ndodhur Renit!” Nëna e të zhdukurit i lutet të burgosurit të përjetshëm

Që prej 29 qershorit të vitit 2014, asgjë nuk dihet për fatin e këngëtarit të tallavasë, i njohur si Reni i Elbasanit, i cili u zhduk në mënyrë misterioze pa lënë gjurmë. Nëna e tij, Silvana Hamza ka bërë një apel për 46-vjeçarin Indrit Shaqja, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me zhdukjen e Renatos. Në një intervistë në emisionin “Uniko” në Klan Plus, Silvana kërkon nga Indriti, që ai të tregojë të vërtetën se çfarë ndodhi me djalin e saj.

Apeli i saj:

”Mesazh për Indritin kam këtë që në qoftë se ai ka djalë vetë, në qoftë se ka vëlla, në qoftë se është prind, le ta tregojë të vërtetën e Renatos se unë nuk dua asgjë. Vetëm kaq dua nga ai. Se ai dënimin e ka marrë. Nuk ka pse dënohet më. Kaq dua prej Idritit, le të më thotë një të vërtetë për Renaton se po më qan shpirti. Le të mendojë si për djalin e vetë. Kaq dua prej Indritit, sepse atë Zoti e dënoi. Kaq dua.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ajo tha se nuk ka besim fare tek shteti për çështjen e të birit, duke hedhur akuza të forta. Sipas saj, shteti ka fshirë çdo gjë dhe i ka lëshuar kriminelët që kanë lidhje me zhdukjen e të birit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo tha: “Shtetit nuk Ia fal kurrë. Shteti që e ka fshirë çdo gjë. Nuk mendoi, i lëshoi kriminelët. Unë tek shteti nuk kam besim fare”.

Kujtojmë këtu që 46-vjeçari Shaqja është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm, pasi vrau dy kunatat, Elsa dhe Gjinovefa Vava, në shkurt të vitit 2014.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?