Industria e pushimeve do të jetë pushim këtë vit
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, përshëndeti vendimin e qeverisë për rihapjen e disa bizneseve por tha gjithashtu se kjo nuk do të bëjë që automatikisht, këto biznese të rikthehen në gjendjen e para pandemisë.
“Pavarësisht që shërbimet po hapen, të mos harrojmë që qytetari ësht ënë shtëpi dhe në kohën që lejohet për të dalë do të blejë gjërat më të nevojshme. Kërkesa e tregut do të vazhdojë krejtësisht e dobët, por përpjekja për t’u rikthyer në normalitet duhet marrë me seriozitet”, tha ai në një intervistë për A2.
Xhepa veçoi edhe sektorët që duhet të rikthehen sa më shpejt të jenë funksionalë. “Sa i takon turizmit, veprimtarive akomoduese, sigurisht që mund të hapen por nuk e di nëse do të ketë mundësi për t’u përgatitur ky sezon turistik. Me sa duket, shenjat janë që ky vit do të jetë pothuajse pushim, jo pushim turistik, por pushim për industrinë turistike dhe transportit”.