Infektimi i mësuesit grek me koronavirus tremb korçarët, zbrazet qyteti

Lajmi se 1 mësues i një shkolle private në Korçë rezultoi pozitiv me Covid19 ka bërë që korçarët ta marrin edhe më seriozisht vetëkarantinimin.

Nëse netët e tjera gjeje njerëz të lëviznin, mbërmja e sotme ka qenë e boshatisur totalisht.

Rrugët kryesore ishin me pak këmbësore por edhe automjete  qoftë edhe nga ato me autorizmie.

Korçarët janë trembur tashmë nga rasti i mësuesit grek referuar faktit se në shkollë ka mbi  430 nxënës, pa llogaritur stafin pedagogjik, të cilët janë karantinuar tashmë sipas informacioneve nga shëndeti publik. Situata është disi më e rënduar tashmë që korçarët janë të ekspozuar ndaj virusit.

Më shumë se sa gjobat e paralajmëruara nga Kryeministri, Korça u zbraz nga rasti i parë që rezultoi sot me virus. /Ora News

Ora News - Infektimi i mësuesit grek me koronavirus tremb korçarët, zbrazet qyteti

SHKARKO APP