Infektimi i Skënder Bratajt, flet mjeku Ilir Allkja: Punojmë në grupe, kemi lidhje me njëri-tjetrin. Jemi në start të pandemisë

Mjeku Ilir Allkja ka dhënë një intervistë me skype për Fax News ku ka folur për situatën në spitalin e Infektivit por edhe në rang vendi për shkak të koronavirusit.

Allkja tha se ndodhemi vetëm në startin e përhapjes së pandemisë, ndërsa shprehu nota pozitiviste në përballimin e situatës.

“Jemi në start të pandemisë, uroj që kurba të mos jetë shumë e lartë pavarësisht se pritet një rrijte e theksuar. Besoj spitalet shiqptare do arrijnë ta përballojnë situatën dhe fluksin”.

Allkja foli edhe për rastin e infektimit të shefit të Urgjencës, Skënder Brataj me koronavirus, për të cilin tha se i vjen keq si dhe apeloi ndaj kolegëve të tyre për të treguar kujdes.

“Më erdhi shumë keq për shefin e urgjencës, jam shprehur gjithmonë të bëhet më shumë kujdes për kujdesin për shëndetin për çdo mjek dhe infermier. Unë punoj me ekipe, kemi lidhje me njëri-tjetrin, mjekët janë njerëz si gjithë të tjerët që kanë emocione, frikëra, jetojmë në një situatë, është i tillë është pozicioni jonë, jemi përball njerëzve që nuk e dimë të sigurtë se cili është problemi i njerëve, nëse janë apo jo me COVID-19 dhe rrezikojmë. Unë nuk kam parë asnjë koleg timin dhe nuk kam dëgjuar që ti shmanget tdetyrës për të mos ndihmuar ndihmëkërkuesin”, tha mjeku për Fax News.

Ai foli edhe për kufizimet që janë vendosur nga qeveria ndërsa ka rezervba në lidhje me oraret.

“Jam dakort me kufizimet dhe që njerëzit të mos dalin nga shtëpia, nuk isha dakort me oraret e shërbimeve tregtare, kam folur me kolegë nëpër botë dhe më kanë thënë se qëndrojnë të hapura, nuk mund të kesh një orar për të shkuar në farmaci pasi mund të jetë një çështje jetike”.

Numri i testimeve sipas tij duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe se nuk mund të bëhen shpikje.

“Ne nuk mund të bëjmë shpikje por të ndjekim përvbojën e vendeve të përparuara, jemi të detyruar të ndjekim me domosdo këshillat e OBSh. Ndoshta kursehen testimet se nuk ka shumë në dispozicion, nuk i di politikat, por ne nuk duhet tqë bëjmë dallime nga të tjerët, nuk ka vend për shpikje tonat por të ndjekim këshillat e OBSH-së”, tha Allkja.

https://www.facebook.com/taulajm.eu/videos/210931566788262/

 

SHKARKO APP