Infektimi/ Mjeku Arjan Mezini tregon si po e mposht koronavirusin

Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini është infektuar me koronavirus. Gjatë një interviste në ABC, mjeku tha se është në ditët e fundit të rikuperimit.

Ndërsa prej muajsh ka qenë në vijën e zjarrit duke u përballur me të sëmurët me COVID-19, mjeku beson se infeksionin nuk e ka marrë në ambientet e spitalit.

“Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm”, tha ai.

Mjeku më tej thotë se virusin e kaloi në një formë të lehtë, me temperaturë dhe pak dhimbje muskolare.

“Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se e lehta. Me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen”, tha ai.

SHKARKO APP