Infektivi “merr frymë lirshëm”: Për herë të parë numri i të shëruarve ua kalon atyre të infektuar

Duket se vendi po merr pak frymë nga koronavirusi ku për herë të parë numri i të shëruarve ua kalon atyre të infektuar

Kur numri i të infektuarve po rritej në vendin tonë, krejt ndryshe ndodhte me të shëruarit.

Deri në 22 Mars, në vendin tonë po rritej numri i të infektuarve duke arritur në 89, ndërsa numri i atyre që rezultonin negativë pas dy testeve të kryera ishte vetëm 3. Pikërisht në 22 Mars ishin 3 pacientët e parë që dolën të shëruar nga Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Data 5 Prill shënoi edhe pikun e kurbës së të infektuarve në vendin tonë. Në vend regjistroheshin 361 të infektuar dhe 104 persona të shëruar. Numri i personave aktivë të infektuar në vend ishte 257 persona dhe 21 persona kishin ndërruar jetë.

Por fundi i javës së 5-të, solli një përmbysje të numrit të të infektuarve dhe të shëruarve.

Në 11 Prill, në vend kishte vetëm 206 të infektuar aktivë, ndërsa të shëruarit arriti në 217.

SHKARKO APP