Infektohet me Covid-19 një 23-vjeçar në Ksamil, kishte frekuentuar disa kafene

Rikthehet Covid-19 në Sarandë. I infektuari i dytë pas shtetases ukrainese është një 23-vjeçar me banim në Manastir, Ksamil. I riu, i cili ka shfaqur simptoma është nisur menjëherë drejt Covid 1 në Tiranë.

DVSHP Sarandë ka marrë tamponët e familjarëve të cilët janë karantinuar. Sipas “Ora News” 23-vjeçari nuk kishte dal jashtë qytetit, dhe ditët e fundit kishte frekuentuar disa kafene në Ksamil.

Dy rastet e reja në Vlorë që janë shënuar sot kemi të bëjmë me një person i cili jeton në qytetin e Vlorës, kontakt i personave të mëparshëm. Dhe një grua nga kryeqyteti e cila së bashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar me pushime në Dhërmi.

SHKARKO APP