Infektohet me koronavirus edhe vëllai i 16-vjeçares nga Berati
Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit. E ditur nga Ministria e Shëndetësisë u bë se ishin regjistruar edhe 16 raste të reja me koronavirus.
Deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 766 raste me koronavirus. Midis të infektuarve është edhe një 13-vjeçar nga fshati Kostren i Beratit.
Sipas ‘Bw’ ai është i vëllai i 16-vjeçares nga fshati Konstren që u konfirmua se ishte me koronavirus disa ditë më parë.
Është sqaruar edhe 13-vjeçari ka patur temperaturë deri në 38 gradë gjatë dy ditëve të fundit. Kurse prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë së Beratit kanë kryer sistematikisht dezinfektimin e banesës dhe gjithë territorit të fshatit Kostren.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi në vendin tonë vazhdojnë. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Kujtojmë këtu se Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë u bë e ditur se mes personave të infektuar me koronavirus janë edhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR-it.
Sipas asaj që bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë tre ushtarët janë raste të importuara nga Kosova. Tre ushtarët janë të shtruar në Spitalin Infektiv dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.