Infektohet me koronavirus kryesocialisti i Tiranës, publikon foton prekëse: Duke numëruar ditët!

Një tjetër politikan shqiptar është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për deputetin socialist, dhe kreun e PS per Tiranen, Ervin Bushati, i cili e jep vetë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bushati tregon se është në ditën e katërt të simptomave të virusit, ndërsa nuk jep shpjegime për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai e shoqëron postimin me një foto, ku takohet me njeriun e zemrës nga përtej xhamit. “Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?