Infektohet me koronavirus mjeku i njohur në Tiranë

Bluzat e bardha kanë qenë një ndër kategoritë më të kërcënuara nga koronavirusi.

Mjaft prej tyre janë infektuar duke ia dërguar sëmundjen në shtëpi edhe të afërmve të tyre.

Abcnews.al mëson se gjatë ditës së djeshme është konstatuar me koronavirus edhe një mjek i njohur në Dispancerisë Qendrore në Tiranë.

Bashkë me mjekun është konstatuar pozitiv edhe bashkëshortja e tij.

Po ashtu, virusi ka hyrë edhe në shtëpinë e vëllait të mjekut, ku janë konstatuar pozitivë kunata dhe vajza e tij, ndërkohë që ai ka dalë negativ në testin e parë.

SHKARKO APP