Infektoi prindërit dhe rrezikon burgun, qytetari: Tamponi mu mor “me mik”

Nga Mirdita, por me banim në kryeqytet, një djalë me Covid-19 rrezikon burgun. Ai ka treguar sesi kishte infektuar dy prindërit e tij pa e ditur që ishte mbartës. Fundjavën e Pashkëve katolike, pra 11 dhe 12 prill, ai shkoi tek prindërit në Mirditë dhe nuk kishte shqetësime. Pas kthimit në Tiranë, të mërkurën e 15 prillit kishte ndjerë shqetësime. Ai tregon se kishte telefonuar 127 por i kishin thënë se ke grip të jashtëzakonshëm.

“Prej të mërkurës së javës tjetër kam pas shqetësime, kam marrë 127 dhe më ka dalë një doktor. I tregova shqetësimet e mia dhe më tha ke grip të zakonshëm. Më tha rri brenda. Isha në Tiranë. Mora përsëri të nesërmen. Më datë 20 ka ardhur autombulanca, më bëri matje të tensionit dhe temperaturës, çuditërisht më tha je mirë dhe iku ndërkohë që unë isha bartës i virusit. U desh ndërhyrja e një mikut tim në Amerikë që të ndërhyjë përmes televizioneve dhe të vijnë të më bëjnë testin dhe dola pozitiv. Tregova dhe kontaktet që kam pas, kam dy pleq në gjendje të rëndë në Mirditë. Tamponi mu mor tre ditë pas shqetësimeve”,-tha për “Ora News”.

Nga ana tjetër, ai tregon se aktualisht është i papunë dhe nuk ka dijeni se nga mund ta ketë marrë virusin vdekjeprurës. Gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar, por merakun e ka te prindërit të cilët gjithashtu janë pozitiv, ku veç virusit kanë edhe problemet e moshës.

SHKARKO APP