Infermerja shqiptare lind gjatë intubimit nga Covid-19, e sheh për herë të parë vajzën 1-muajshe

Në këtë kohë të Covid-19, ka edhe histori frymëzuese. Një infermiere shqiptare në itali ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e intubuar nga koronavirusi. 29-vjeçarja Silvana Rudaj, ka treguar se u prek në javën e 38-të të shtatzanisë, por përkeqësimi i gjëndjes shëndetësore i detyroi mjekët ta intubonin atë.

Ajo arriti në dhomën e urgjencës me ethe dhe kollë, por pa sëmundje të tjeran shqetësuese. ”Unë u shtrova në spital, por isha mirë, derisa situata filloi të shpejtohej me ethe të larta që me detyruan ta sillja vajzën në jetë me operacion cezarian”. Infermierja shqiptare tregon se vajza e saj erdhi në jetë me 29 mars, por dhimbja që ajo ndjente vetëm shtohej, duke mos e lejuar të shihte të voglën e saj.

”Në 24 orët pas lindjes unë bëhem gjithnjë e më keq, ndërsa shtoheshin problemet me frymëmarrjen dhe nuk kishte ardhur ende koha të dilja nga intubimi. Unë vetëm kërkoja me mirësjellje që të dërgoja një mesazh të fundit partnerit tim. Është e vështirë të shpjegosh me fjalë frikën e vdekjes, zemërimin që nuk e kam parë fëmijën tim dhe duhet të bija në gjumë duke rrezikuar të mos zgjohem kurrë”.

Në gjendje ende të rëndë, Silvana kalon edhe dy javët e ardhshme pas lindjes e intubuar. Momenti më i bukur për të ishte kur erdhi koha që ajo të përqafonte vajzën e saj në spital kur ajo ishte 1-muajshe. Një takim i parë me doreza, maskë, syze, por emocioni është ende i vështirë për t’u shpjeguar mga Silvana.

SHKARKO APP