Infermieri belg transferon 1 mln euro të dashurës së tij në Shqipëri

 

Ajo, një shqiptare e re, rreth të 30-tave, e papunë dhe pa arsim. Ai shtetas belg me profesion infermer pranë një azili pleqsh në Bruksel.  Pas infermierit me prindër te pasur,  marteses dhe jetes me 1 mln euro që çifti deklaroi se do ngrinte në Shqipëri prokuroria dyshon se fshihet “pastrim parash”. Ora News zbulon historine e transferimit të 1 mln eurove nga Belgjika në Shqipëri. Prokuroria kërkon konfiskimin e 850 mije eurove, Rovena tërhoqi 300 mijë. (Foto ilustruese)

Nga llogaria e tij në Belgjikë, Eric Nyssens  i ka transferuar këto para në llogarinë bankare të Rovena Kalemit, në Shqipëri brenda një harku kohor prej një muaji në 2014. Në këtë histori Rovena Kalemi përfshin edhe shokun e ish të dashurit të vajzës, Bledar Coraj. Nga dëshmitë në prokurori çifti është munduar t’i justifikojë të ardhurat si pasuri që Eric kishte fituar pasi kishte shitur asetet e të atit në Belgjikë, dhe me këto para do të ngrinin një biznes në Shqipëri ku dhe do të martoheshin në nëntor të 2014.

Por për Prokurorinë ky është vetëm trillim pas të cilit fshehet “pastrim parash”.

Prokuroria u ka kërkuar dokumentacionin ku të vërtetohej dhe burimi i të ardhurave por një gjë e tillë s’ka ndodhur.  Në këto kushte prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e 850 mijë eurove pasi 300 mijë euro Rovena i kishte tërhequr më parë.

Si u transferuan 1 milion euro ne Shqiperi

Sipas informacionit që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda transferimi i parë është bërë më 7 gusht 2014. Nga llogaria e tij në Belgjikë, Nyssens ka dërguar drejt llogarisë së shtetasit Bledar Coraj në Shqipëri shumën prej 300,000 euro.

Transferta e dytë është bërë një muaj më pas  më 16.09.2014 . Nga llogaria e Eric Nyssens në llogarinë e shtetases Rovena Kalemi kaloi shuma prej 800,000 euro.

Si u zbulua?

Prokuroria për Krime të Rënda, e cila është struktura përgjegjëse për zbatimin e ligjit të njohur si “Antimafia”, kishte marrë informacionin nga ana e Prokurorisë së Durrësit se në llogaritë e shtetasve shqiptarë Kalemi dhe Cokaj, gjatë vitit 2014, janë kryer disa transferta, të cilat shkonin mbi 1 milion euro. Ky informacion kishte mbërritur në Prokurorinë e Durrësit nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut. Sapo është marrë ky informacion, Prokuroria e Durrësit ka marrë miratimin në gjykatë për sekuestron preventive, pasi kjo shumë parash kishte burim të dyshimtë në momentin e parë.

Infermier belg me prinder te pasur, martesa dhe jeta me 1 mln euro

Pas vendosjes së sekuestros së shumave bankare në bankë, Rovena Kalemi dhe Eric Marie Nyssens, janë paraqitur në prokurori në datën 05 nëntor 2014 dhe 06 nëntor 2014 në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës  për të shpjeguar transfertat në fjalë.

“Të dy këta shtetas kanë pohuar se janë bashkëjetues me njëri tjetrin në një banesë në Bruksel dhe se më datë 07.11.2014 do të martohen në Zyrën e Gjendjes Civile, Komuna Xhafzotaj, Shqipëri. Ata kanë shpjeguar se njihen midis tyre që prej një viti dhe arsyeja e transfertave nga Eric drejt shtetases Rovena Kalemi ka qenë pikërisht për faktin e bashkëjetesës midis tyre dhe me qëllim të blerjes nga Rovena të një shtëpie të mirë dhe hapur një biznes si restorant apo ndonjë supermarket” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Të pyetur në lidhje me faktin e sigurimit të shumave të tilla, ata kanë shpjeguar se Eriku i ka përfituar nga shitja e aksioneve që ai ka patur në disa shoqëri në Bruksel, të cilat kanë si objekt veprimtarie – telekomunikacionin, supermarket, farmaci, etj. Këto aksione shtetasi Erik i ka trashëguar nga prindërit e tij.

Si Rovena përfshiu shokun i ish të dashurit te pare te saj?  

Gjatë dëshmisë së saj në prokurori Rovena kishte deklaruar se Bledar Coraj e kishte shokun e ish të dashurit të saj që nuk jeton më”  dhe se transferta prej 465,000 euro e transferuar nga shetasi belg Eric Nyssens drejt shtetases Rovena Kalemi nëpërmjet shtetasit Bledar Coraj, ishte  bërë për shkak se Rovena nuk kishte llogari të hapur.

“Shtetasi Eric Nyssens, nëpërmjet një avokati ka paraqitur në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës – një kopje të dokumentit që tregon transfertën e kryer më datë 07.08.2014 nga llogaria e tij në Belgjikë drejt llogarisë së shtetasit Bledar Coraj në Shqipëri të shumës prej 300,000 euro dhe të transfertës së kryer më datë 16.09.2014  nga llogaria e Eric Nyssens në llogarinë e shtetases Rovena Kalemi të shumës prej 800,000 euro. Nga të dy këto dokumente rezulton se transferimi është kryer nga llogaria e shtetasit Eric Nyssens në bankën…. Gjithashtu shtetasi Eric Nyssens ka sjellë edhe një kopje të disa kërkesave dhe mandateve burse të vlerave të ndryshme të datës 09.09.2014, për llogarinë në emër të shtetasit Eric Nyssens” sqarohet në informacionin e mbledhur nga prokuroria e krimeve të Rënda.

Rovena tërheq 300 mijë euro, bllokohen 850 mijë të tjera

Në momentin e vendosjes së sekuestros, rezultoi se Kalemi kishte tërhequr rreth 300 mijë euro dhe në llogaritë e saj gjendeshin rreth 850 mijë euro, të cilat u bllokuan.
Kerkohet konfiskimi i parave

Prokuroria kërkou nga dy shtetastit të vërtetojnë ligjshmërinë e burimit të këtyre parave. Por kjo nuk ndodhi.

Pas vendosjes së sekuestros dhe mungesës së shpjegimit të burimit të ligjshëm të këtyre parave, Prokuroria e Durrësit e kaloi për kompetencë çështjen në Prokurorinë për Krime të Rënda, e cila kërkon konfiskimin e sasisë së parave.

Në bazë të ligjit “Antimafia”, barra e provës për pasuritë e krijuara u takon personave të dyshuar për “pastrim parash”.

“Gjatë kohës që këto llogari bankare kanë qenë nën sekuestro, shtetasit Rovena Kalemi dhe Eric Nyssens nuk kanë paraqitur asnjë provë dokumentare për të provuar ligjshmërinë e burimit të këtyre parave” sqaron prokuroria.

SHKARKO APP