Infermierja e burgut të Beratit dhe dy edukatore pozitive me COVID-19, dezinfektohen dhe mbyllen disa ambiente të IEPV-së

Dy edukatore, njëra në një kopsht në Berat dhe tjetra në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, rezultojnë pozitive me Covid-19. Tamponët u kryen disa ditë më parë, ndërkohë që ato ishin vetëkarantinuar në banesat e tyre që prej disa ditësh, kur edhe kishin shfaqur shenjat e para të infektimit. Edukatoret janë izoluar me familjet dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë.

Një tjetër rast ne Covid-19 është regjistruar brenda ambienteve të IEPV Berat, ku pas infektimit të përgjegjësit të Regjimit të Brendshëm të burgut dhe një punonjëseje të administratës, edhe Infermierja e Burgut ka rezultuar pozitive me SarsCov2. Infermierja e është karantinuar që prej ditës së djeshme, ndërkohë që Inspektoriati i Higjienës ka dezinfektuar ambientet e burgut dhe ka mbyllur përkohësisht infermierinë dhe disa reparte të brendshme.

Burimet zyrtare nga DSHP Berat bëjnë me dije se po mjekët epidemiologë janë duke kryer hetimin epidemiologjik të rasteve të prekura me koronavurus, numri aktiv i të cilëve deri më sot ka arritur në 99 në të gjithë qarkun.

SHKARKO APP