Infermierja nga Berati: Policia më ka kërcënuar dhe terrorizuar
Një infermiere në Berat, e cila ka bërë publike edhe identitetin e saj ka denoncuar se është kërcënuar dhe terrorizuar nga policia e shtetit, teksa ka qenë duke shkuar në punë nga Berati në Kuçovë.
Në vijim gjeni denoncimin e infemieres të publikuar në faqen e facebook-ut të Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë
Denoncim nga një infermiere :
Ju lutem publikojeni sa më shpejt.
Jam infermiere nga Berati në Kuçovë e me duhet të udhëtoj me makinën time.
Pasi kam bërë aplikimin online dhe kam telefonuar policinë, rrugës nga Berati ne Kuçovë me kanë ndaluar 3 herë e më kanë terrorizuar dhe kërcënuar policia e shteti shqiptar me në krye drejtorin e Beratit.
Herën e parë më ndaluan se ku shkoja pasi ua thashë te gjitha, thanë ok kalo. Nderkohë që kam ecur gjith kohës pas tyre e shoqëruar me makina policie e megafon, aty ku lejohej të parakaloje parakalova sepse dhe orari i punës po afrohej.
Me ka ndaluar një furgon me te pakten 10 polica dhe me kërcënonin se do më arrestonin ndërkohë unë duhet te isha në punë ne orarin per të marrë dorëzimin e turnit.
E si përfundim me kanë venë këtë gjobë 20 mijë lek.
Te lutem publikoje se si e trajton ky shtet dhe personelin ne këto ditë qe kanë nevojë më shumë se kurrë e duhet te jemi në vendin e punës.
Ka qenë ora 18:50 e unë duhet te isha në punë në orën 19:00