Inflacioni i harmonizuar – Rritet me 3.2% për vitin 2017

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 3.2% për vitin 2017, duke regjistruar kështu një rritje ndjeshëm më të lartë se norma zyrtare e inflacionit.

Sipas të dhënave nga Instat, për dhjetorin ndryshimi vjetor i këtij indeksi ishte 2.4%, në të njëjtin nivel me muajin nëntor. Në fund të vitit të kaluar, edhe për këtë tregues rritja u ngadalësua ndjeshëm. Në dy muajt e fundit, rritja preku vlerën më të ulët që nga janari 2017, kur INSTAT nisi ta llogarisë për herë të parë.

Burimi: INSTAT

Sidoqoftë, rritja e çmimeve në Shqipëri ngelet më e lartë krahasuar me nivelin mesatar prej 1.7% i vendeve të Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Inflacioni i harmonizuar gjithashtu vazhdon të jetë më i lartë në raport me indeksin e brendshëm të çmimeve të konsumit, i cili paraqet dhe normën zyrtare të inflacionit. Për vitin 2017 inflacioni në Shqipëri ishte 2%, në rritje nga vitit 2016, por më pak se pritshmëritë fillestare për vitin që sapo u mbyll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontributin dërrmues në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit në Shqipëri edhe për dhjetorin e dha grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me afro 2.1 pikë përqindjeje, nga 2.4% që ishte rritja totale.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit përfshin shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve, ndryshe nga indeksi i çmimeve të konsumit, që mbulon vetëm shpenzimet private të familjeve shqiptare të kryera brenda dhe jashtë vendit. /scan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?