Inflacioni pritet 1.7% – BSH: Efekti i kursit zbehet në gjysmën e dytë të vitit

Banka e Shqipërisë pret një inflacion prej 1.7% për vitin 2019. Rënia e ndjeshme e inflacionit në muajt e parë të vitit pritet të ketë ndikim në ecurinë mesatare të këtij treguesi për vitin në vazhdim, duke bërë që rritja e çmimeve të jetë më e dobët krahasuar me vitin e kaluar.

Për tremujorin e parë të vitit, inflacioni ishte 1.6%, në rënie të mëtejshme nga vlerat e tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Sipas Bankës Qendrore, rol përcaktues në ecurinë e inflacionit në këtë tremujor luajtën faktorë të ofertës. Rritja që pësuan çmimet e qirave dhe ujit një vit më parë u shua në fillim të këtij viti, duke sjellë uljen e kontributit të këtyre grupeve në formimin e inflacionit total. Krahas këtij efekti, inflacioni i çmimeve të shërbimeve u ngadalësua dhe inflacioni i çmimeve bujqësore shënoi një reduktim të fortë në muajin mars.

Gjithashtu, një rol shumë të rëndësishëm ka pasur edhe efekti i mbi çmimit të lekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë vlerëson se transmetimi i efekteve të kursit në inflacion arrin pikën më të lartë pas katër tremujorësh. Duke qenë se forcimi i lekut me ritme të shpejta ndodhi në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit të kaluar, efektet në inflacion po përcillen më fort në gjysmën e parë të vitit 2019. Megjithatë, Banka Qendrore pret që pas mesit të këtij viti, efekti i kursit të këmbimit në inflacion të zbehet. Kjo pritet të sjellë një rritje graduale të inflacionit pranë intervalit të poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të arrijë objektivin prej 3% në gjysmën e parë të vitit 2021. Por, siç është nënvizuar në muajt e fundit, rreziqet për ekonominë paraqiten në rritje, çka mund të bëjë që edhe arritja e objektivit të inflacionit të kërkojë më shumë kohë se parashikimet aktuale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?