Informaliteti, Denaj: Bazuar nga kontrollet, del në masën 40%

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë diskutimeve për buxhetin e 2020, tha se nga kontrollet që janë bërë prej muajve të verës informaliteti ka rezultuar në masën 40%. “Nga të gjitha kontrollet e kryera deri më tani rezulton se informaliteti është në nivelin e 35-40%. Kjo shkallë mund të ndryshoje deri në fund të vitit pasi aksioni anti-informalitet vazhdon”.

Diskutimet në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë

Anila Denaj: Të ardhurat nga TVSH 151 miliardë lekë, kjo do të vijë si pasojë e uljes së nivelit të informalitetit po ashtu edhe fiskalizimi do të jap një efekt pozitiv. Nga kontributet do të mblidhen 103 mld lekë, nga tatimi mbi fitimin 2.8 mld lekë, akciza do të sjell 55.5 mld lekë, tatim mbi të ardhurat personale 47.5 mld lekë. Rivlerësimi i banesave po ashtu i parashikuar për vitin 2020 mund të sjellë në buxhet 4 mld lekë.

Artur Roshi: Që të hartoni një buxhet optimist duhet të merrni në vlerësim edhe buxhetin e 2019. Ndikimet negative këtë vit na bëjnë të mos jemi shumë optimist.

Anila Denaj: Buxheti i 2019 është e vërtetë  që pritet të mos ketë një realizim sa është parashikuar.

Endrit Lami: Rritja ekonomike që ne parashikojmë është realiste. Është e vërtet që rritja ekonomike e këtij viti është e vërtet që është më poshtë por dha shumë efekt të fortë mungesa e energjisë elektrike. Edhe përfundimi i projektit TAP ka bërë që të mos realizohen objektivat. Po ashtu edhe lojërat e fatit ndikuan negativ. Këto efekte negative normalisht vitin tjetër do të shuhen. Edhe vitin e ardhshem do te vazhdoje konsolidimi fiskal

Arben Ahmetaj: Natyra e institucione ndërkombëtare si BB, FMN, BERZH është pak konservatore, por ne i kemi kaluar pritshmëritë e tyre. Rritja ekonomike e këtij viti do të jetë 2.7% ose 3%.  Por meqë baza ekonomike e këtij viti është e ulët, vitin e ardhshëm do të ketë një kapërcim në rritje.

Artur Roshi: Optimistit kur nuk i mbeten më para në xhep, ai vendos të blejë portofol. Unë mendoj që edhe buxheti në këtë nivel është. E vetmja reformë që ja vlen është ajo në drejtësi. Ndërsa ajo e fiskalizimit është reformë luksi.

Blerina Gjylameti: Sa është rritja e TVSH, sa e parashikoni të jetë, përderisa thuhet se do ketë ulje të informalitetit. Sa i takon pagave vijojnë të deklarohen paga të ulta nga ajo që i jepet punëmarrësit. Dhe diferenca ështe shumë e konsiderueshme. Si do të rriten të ardhurat nga akciza dhe si do të mbështetet prodhimi vendas. Prodhuesit e birrës dhe verës kanë shqetësimin e akcizës, pasi ka patur ankesa se akciza që paguajnë prodhuesit vendas me ata që importojnë është disproporcionale.

Anila Denaj: Infornaliteti bazuar nga kontrollet rezulton të jetë në masën e 40%. Nga të gjitha kontrollet e kryera deri më tani rezulton se informaliteti është në nivelin e 35-40%. Kjo shkallë mund të ndryshoje deri në fund të vitit pasi aksioni anti-informalitet vazhdon.

SHKARKO APP