Infrastruktura problem për turizmin
Gjendja e rrugëve që të çojnë në destinacionet turistike vijon të mbetet një problem i ndjeshëm për zhvillimin e turizmit në vend. Por Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për një turizëm të qëndrueshëm, tha se ky problem do të zgjidhet me paketën 1 mld dollarë. Ndërsa i bëri thirje subjekteve që të krijojnë kushte edhe për personat me aftësi të kufizuar.
Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministri i Ekonomisë dhe Finanacve premton se paketa 1 mld dollarë do të zgjidhë problemin e infrastrukturës për turizmin.
Duke folur në një aktivitet për turizmin, Ahmetaj tha se në bashkëpunim me privatin do të ndërtohen rrugë në të gjithë vendin.
Ahmetaj: Paketa prej 1 miliard dollarë, paketa e PPP, në këndvështrimin e rritjes së ndërlidhjes së konektivitetit bën një punë të konsiderueshme që në këndvështrimin tonë do të ndryshojë hartën e infrastrukturës në funksion të konektivitetit.
Ndër të tjera, Ahmetaj u bëri thirrje subjekteve që të krijojnë kushte të përshtatshme edhe për turistët me aftësi të kufizuara.
Ahmetaj: Nëpërmjet këtij projekti, Ministria e Financave dhe Ekonomisë kërkon të sensibilizojë të gjitha ato sipërmarrjhe në sektorin e shërbimeve për të mundësuar staf të kualifikuar për kujdesje të veçanta për turistë me nevoja të veçanta.
Kreu i Financave ripërsëriti edhe njëherë nismat e marra për të lehtësuar nga taksat sektorin e turizmit duke nisur që nga ulja e TVSH-së në 6% të strukturave akomoduese dhe heqjen e taksave për hotelet me 5 yje.
KOHA JONË SONDAZH

