“Insekticidi Sunfire merr jetë njerëzish”, mjekët: OBSH e klasifikon me helmueshmëri të nivelit të dytë

Insekticidi “Sunfire”, është i ndaluar të përdoret në Europë dhe Amerikë, pavarësisht kësaj, ky ilaç vdekjeprurës e gjen rrugën për të ardhur tek farmacitë bujqësore të vendit. Ndërkohë që kontrollet e AKU janë përqendruar tek ushqimet e ambalazhuara, kontrabanda e pesticideve po helmon në masë konsumatorin shqiptar. Për këtë arsye inspektorët e këtij institucioni duhet të kenë nën vëzhgim edhe farmacitë bujqësore dhe ato veterinare.

Sipas mjekëve, helmi “Sunfire” është aq i rrezikshëm sa mund të marrë jetë njerëzish.

“Nga organizata botërore e shëndetit klasifikohet me një helmueshmëri të nivelit të dytë. Këtu ka të bëjë shumë koha e ekspozimit dhe sasia që merret nga ky lloj helmi. Është toksik, veprimi i tij është në ATP, pra aty ku qeliza merr energjinë, duke bllokuar ATP-në qeliza vdes dhe kështu mund të bëhet shkak i një helmi me pasojë vdekje”, thotë Alert Drishti, toksikolog në QSUT.

Swiss Digital Desktop Reklama

Top Channel prej një viti ka trasmetuar kronika të vazhdueshme mbi sigurinë ushqimore, shumë herë duke treguar edhe shkelësit e ligjit, pavarësisht kësaj faji vazhdon të mbëse jetim. Për pasojë faturat mjekësore rëndojnë shumë në xhepin e shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?