Inspektime nga jugu në veri për monitorimin e zonave bregdetare
Task-Forca e ngritur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për inspektimin e zbatimit të kushteve dhe kritereve për stacionet e plazhit, ka vijuar kontrollin dhe monitorimin në zonat bregdetare të vendit. Në angazhimin për të garantuar sigurinë e jetës së pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, në plazhet publike dhe private, Task-Forca e Turizmit po vijon inspektimet në gjithë bregdetin nga veriu në jug.
Sot konkretisht inspektimet janë kryer nga Durrësi, në Velipojë nga Velipoja në Rradhimë dhe Orikum të Vlorës, deri tek Gjiri i Baxhos dhe 3 ishujt në Ksamil të Sarandës.
Grupet e punës janë çdo ditë në terren, në misionin për të kërkuar zbatimin e legjislacionit në fuqi, me qëllim sigurimin e jetës së qytetarëve në plazhet shqiptare, garantimin e higjienës në strukturat akomoduese dhe ofrimin e shërbimeve të certifikuara.
KOHA JONË SONDAZH

