Inspektimet për masat Covid, pezullohen 2 institucione publike

Shqipëria vijon të shënojë rritje të infektimeve nga Covid-19, ndërkohë që në rrugë dhe ambjente publike shihet se respektimi I rregullave shënon nivele të ulëta.

Sikurse njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj fundjave Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës realizuan mbi 1300 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit, janë vendosur 3 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti, në subjekte të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos zbatuar protokollet e miratuara: 1 masë administrative me gjobë në restorant dhe 2 vendime për pezullim të aktivitetit në institucione publike.

Kjo nuk është hera e parë që institucione publike nuk respektojnë masat anticovid, ndërkohë që pikërisht këto ambjente cilësohen si vende të rrezikshme infektimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total gjatë kësaj periudhe (të epidemisë) janë kryer mbi 133 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur 522  masa administrative me gjobë dhe pezullime aktiviteti për subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve dhe rregullave për parandalimin e SARS COV2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej vendosjes së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura, 35 individë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?