Inspektohen ashensorët në Astir dhe në Komunën e Parisit
Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, trupat inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut kanë evidentuar në terren situatën e ashensorëve në zonat Astir dhe Komuna e Parisit, Tiranë.
Monitorimi nga trupat inspektuese ka për qëllim verifikimin e zbatimit të masave të marra nga ana e administratorëve/instaluesve/personave përgjegjës për ashensorët të cilët duhet t’i nënshtrohen kontrollit teknik përpara rivendosjes në punë pas lëkundjeve të tërmeteve.
Në rastet kur ashensorët janë gjetur në gjendje pune dhe të pa verifikuar dhe si pasojë të pasigurt është vendosur lajmërimi për mospërdorimin e këtyre instalimeve për arsye sigurie. Ky aksion do të vijoj në qarkun e Durrësit dhe Lezhës për të shmangur çdo incident të mundshëm që mund të vij prej përdorimit të ashensorëve në kushte të pasigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

