Inspektojnë punimet në spitalin e ri të Kukësit, Rama dhe Manastirliu: Ja kur përfundon
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme kanë qenë të pranishëm në qytetin e Kukësit ku përveç stadiumit kanë inspektuar edhe punimet në spitalin e ri të këtij qyteti. Sipas kryeministrit Rama Spitali Rajonal i Kukësit pritet të përfundojë brenda këtij viti. “Përfundojmë brenda vitit Spitalin e ri Rajonal të Kukësit, një strukturë moderne e shërbimit shëndetësor, ku ndërthuret rindërtimi i objekteve ekzistuese me ndërtimin e një strukture të re, në qendër të korpusit spitalor të rajonit verilindor të Shqipërisë”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/674998903297777/