Inspektorati Shëndetësor Shtetëror i Gjirokastrës masa antiCovid: Mbyllen 3 fasoneri dhe Drejtoria e Tatimeve
Pas përhapjes së shpejtë të virusit Covid në Gjirokastër, ISHSH në bashkëpunim me policinë e shtetit ka përforcuar kontrollet dhe masat parandaluese.
Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka vendosur disa masa disiplinore Covid-19.
Mësohet se janë gjobitur 4 persona me nga 700 mijë lekë të rinj për thyerje karantine.
Është mbyllur pjesërisht për 1 fasoneri në Gjirokastër dhe 2 në Përmet.
Është kryer inspektim në spitalin rajonal “Omer Nishani” ku është lënë detyrë dezinfektimi i ambienteve dhe izolimi i detyruar për 7 persona pozitivë, 4 infermiere dhe 3 sanitare.
Po ashtu është bërë mbyllje e pjesshme e Drejtorisë së Tatimeve pasi 7 punonjës administrate rezultuan pozitiv.