Inspektorati Shtetëror Shëndetësor inspektime në Elbasan për masat higjeno-sanitare

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor kanë kryer sot inspektime në qytetin e Elbasanit në kuadër të lajmërimit të biznesëve për respektimin e masa higjeno sanitare gjatë periudhës që i ofrojnë shërbim qytetarëve.

Grupet e punës të ndarë sipas udhëzimit kanë inspektuar të gjitha bizneset si furrat e bukës e supermarketet. Ndërkohë nga ana tjeter qytetarët elbasanas janë duke u perballur me mungesën e maskeve mbrojtëse si dhe me një rritje të çmimit të dezifektuesve.

Përsa i përket rasteve të dyshuara me COVID-19 në qarkun e Elbasanit nuk ka asnjë rast. Shqetësimin gjatë ditës së sotme ishte lëvizja e lirë e qytetarëve të cilët sot qarkulluan lirshëm në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?