Inspektoriati i Punës, Ylli: Tre herë më pak gjoba ndaj biznesit

 

Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli prezantoi disa rezultate të këtij institucioni për vitin 2015 duke u përqëndruar tek gjobat ndaj biznesit që jane ulur me tre herë dhe rritjen e ndjshme të numrit të të siguruarve në punë. Ai i sheh këto rezultate si shenjë të ndërgjegjësimit nga ana e biznesit për të krijuar një mjedisi të sigurt për punonjësit e tyre.

Dritan Ylli:  Vetëm gjatë këtij viti, sot mesatarja e gjobave për subjektet e inspektuara është vetëm 1%, kur para dy vitesh kjo mesatare ishte 4%. Por sot kemi dhjetëra herë më shumë punonjës që përdorin pajisje mbrotjese individuale për jetën e tyre dhe njëkohësisht kemi një 3-fishim të ndërmarrjeve që kanë të punësuar me kohë të plotë apo të pjesshme mjekun e ndërmarrjes që kujdeset për shëndetin e punonjësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Inspektoriatit të Punës u bëri apel qytetarëve që të mos hezitojnë të denoncojnë shkeljet pasi masat ligjore ndaj bizneseve që largojnë nga puna këta persona do të ashpërsohen edhe më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dritan Ylli: Të denoncojnë cdo shkelje të të drejtave të tyre të ligjshme. Kodi i Punës njeh edhe anonimatin e ankimuesit, sikurse edhe inspektori i punës ka të drejtë të fshehë punonjësin që denoncon, apo edhe subjektin në raste kur vijnë nga përfaqësues të subjekteve. Hapa të tjerë ligjorë duhet të iniciohen.

Inspektoriati i Punës vlerësoi me çertifikata ata inspektorë të cilët gjatë 2015 janë dalluar për punë profesionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?