Instalohen kaldajat në kopshtin “Kamza e Re”
Kopështi “Kamza e Re” është pajisur me një kaldajë ngrohjeje. Fëmijët tashmë do të kenë mundësinë që të qëndrojnë në ambjente të ngrohta.
Kaldaja është instaluar nga Bashkia e Kamzës në bashkëpunim me Univeristetin Bujqësor të Tiranës.
Në përurim mori pjesë kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili tha se funksionimi i kaldajës i ka bërë më të ngrohta mjediset për fëmijët në kopësht.
Xhelal Mziu: “Kjo nismë është fryti i parë i këtij bashkëpunimi ku palët premtuan që dritarja e hapur është udhëtimi i gjatë i zbatimit dhe projekteve të tjera ndërinstitucionale për të rritur kapacitetet e investimeve.”
KOHA JONË SONDAZH

