INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja pretendentët e postit

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe Mbikqyrëse. Në mbledhje u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” (INSTAT) të kandidaturave:

1-Elsa Dhuli
2-Ledjon Shahini
3-Lantona Sado

Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

1-Banka e Shqipërisë
2-Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
3-Organet e qeverisjes qendrore
4-Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.
5-Ministria e Drejtësisë
6-Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët
7-Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.
8-Agjencia e Inteligjencës Financiare për:

Swiss Digital Mobile Reklama

a) agjencitë e udhëtimit;
b) shoqëritë e ndërtimit;
c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;
ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë
9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:
a) audituesit ligjorë;
b) kontabilistët e miratuar.

Ndërkohë u miratua vendimi për shpalljen e disa zonave “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:

a) të zhvillimit ekonomik;
b) industrial;
c) turistik.

Ndërsa Xhemal Qefalia u emërua si zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për nënproduktet me origjinë shtazore”. Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e të shëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?