INSTAT: Numri më i lartë i të papunëve tek personat me shkollë të lartë
Pandemia e Covid-19, rrënoi ekonominë e çdo shqiptari por jo vetëm Covid-19 është fakor që në vend ka numër të lartë të të papunëve. Sipas raportit të INSTAT për vitin 2019 për forcat e punës, vihet re se niveli më i lartë i papunësisë është pikërisht tek personat që kanë arsim të mesëm dhe ata me arsim të lartë. Shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm 14,4 %, ndjekur nga ata me arsim të lartë 12,3 %. Ndërsa tek personat me arsim 8 ose 9 vjeçar ka pësuar rënie niveli i papunësisë dhe është në masën e 8.7%.
Referuar po të njëjtit raport në vitin e kaluar janë punësuar me arsim 8-9 vjeçar 555 mijë e 900 mijë persona, me arsim të mesëm 442 mijë e 855 persona dhe me arsim të lartë 266 mijë e 828 persona të punësuar. Ky nivel justifikohet edhe me faktin që shumica e personave janë të punësuar në sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit përbëjnë 47,3 % të punësuarve
Në total gjatë vitit të kaluar numri i të punësuarve ka arritur në 1 milionë 254 mijë 830 persona, nga 1 milionë e 222 mijë e 594 persona që ishte në 2018. Sa i takon papunësisë, ajo ka zbritur në 11.5%, dhe numri i personave të papunë është 164 mijë e 792 persona, ndërsa në 2018, numri i të papunëve në Shqipëri ishte 173.207 persona. Ndërkohë shqetësim është fakti që pjesa më e madhe e të papunëve ose 63,4 % e tyre ka më shumë se një vit që janë të papunë.