INSTAT: Pas 1990-ës emigruan 1.1 milion shqiptarë, ja pse vazhdojnë edhe sot

Emigracioni është një dukuri e cila prek shumë sfera të jetës sonë të përditshme, shoqëruar më një sërë sfidash të cilat shoqëria duhet ti bëjë ballë. Migracioni e ka zanafillën nga latinishtja “migrare” do të thotë të lëvizësh. Lëvizja e lirë e njerëzve është parim themelor, i cili mbizotëron si e drejtë e çdo njeriu pa dallim rracor, kulturor etj.

Fjala e Drejtoreshës së Përgjithshëm të INSTAT, Znj. Delina Ibrahimaj në konferencën ndërkombëtare “Sfidat Migracionit” 

Kjo dukuri përbën një nga principet themeltare të konceptit të Bashkimit Europian, i cili duhet të inkurajojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitaleve. Sot, në botë janë rreth 240 milionë emigrantë, të cilët jetojnë larg vendit të tyre të origjinës. Vetëm në vitin 2017, në Bashkimin Europian kanë kërkuar azil 3.5 milionë njerëz, nga 2.5 milion që ishte një vit më parë. Këto shifra tregojnë qartë që nevoja për të migruar në ditët e sotme është e lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do t’i referohemi historisë së Shqipërisë në vitet post diktaturë, vërejmë se në vitet 90, Shqipëria përjetoi një emigracion masiv, ku llogaritet të kenë emigruar rreth 1.1 milionë shqipëtarë. Arsyeja kryesore e emigracionit të viteve pas 90, ishin kushtet e vështira të jetesës dhe varfëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas analizave të thelluara të Censusit të Popullsisë së vitit 2011, rezultoi se emigracioni vazhdonte të mbetej ende në nivele të larta, por me disa ndryshime strukturore. Arsyet për largimin nga vendi, tashmë kanë të bëjnë me punësimin, arsimimin apo rritjen e standardeve të jetesës.

Një tjetër faktor, i cili ka ndikuar në këtë balancë është dhe rritja ekonomike e disa vendeve në BE, ku normat e ulta të papunësisë krijojnë gjithnjë e më shumë kërkesë për forca pune dhe kjo është arsye tipike pse shumë shqiptarë kërkojnë të emigrojnë drejt Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Belgjikës. Arsimimi jashtë Shqipërisë është një tjetër faktor që ka ndikuar në emigracionin e viteve të fundit, ku sipas shifrave të fundit, janë rreth 25 mijë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit.

Një dukuri tjetër, me të cilin po përballet vendi ynë është rritja e numrit të të rikthyerve nga emigracioni. Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton që në Shqipëri, mesatarisht në vit, kthehen 25 mijë emigrantë nga vende të ndryshme. Sigurisht dhe dinamika e të kthyerëve nuk është e njëjtë, pra shumë prej tyre kthehen për të investuar në vendin e tyre të origjinës, shumë nuk gjejnë hapësira dhe nuk integrohen në tregun e punës atje ku kanë emigruar, etj. Rikthimi i emigrantëve është një sfidë për shoqërinë shqiptare, pasi duhen gjetur instrumentat për t?i krijuar kushte optimale për ti riintegruar ato, duke patur parasysh dhe pjesën më vunerabël të emigrantëve të kthyer dhe ofrimin e aksesit të tyre në shërbimet publike apo skemat e mbrojtes sociale.

Por, a është emigracioni një e keqe për shoqërinë?

Në të vërtetë studimi i këtyre dukurive shoqërore nuk ka një përfundim me po ose jo, mirë apo keq, por ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Një nga avantazhet që sjell emigracioni janë paratë e dërguara nga emigrantët në vendin e origjinës. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë 5 viteve të fundit, të ardhurat nga emigrantët, apo siç quhen ndryshe „remitancat?, janë mesatarisht 618 milionë euro në vit dhe këto janë para të injektuara në ekonomi duke krijuar biznese të reja, strehim për familjet, ndihmë për të varfërit, asistencë për prindërit apo të moshuarit, etj. Një tjetër avantazh i emigracionit është se emigrantët, bashkë me kursimet e tyre sjellin investime, teknologji të reja, aftësi dhe ide të përfituara nga eksperiecat e tyre, pra edhe kualifikime edhe cilësi që nuk do të mund ti përfitonin në vendin e tyre të origjinës.

Nga ana tjetër, emigrimi i personave në moshë pune sjell uljen e numrit të forcës potenciale të punës. Në rast të zhvillimit të shpejtë ekonomik, mund të krijohet boshllëk në tregun e punës. Ndonëse, për vendin tonë kjo nuk është kthyer ende në një dizavantazh, pasi aktualisht kemi rritje të shkallës së punësimit. Një tjetër disavantazh mund të jetë largimi i punëtorëve të kualifikuar, i cili mund të krijojë mangësi në profesione të caktuara dhe rrjedhimisht të krijojë probleme të ndryshme shoqërore. Disa çështje kryesore mbi të cilat kjo konferenë duhet të hedhë dritë, kanë të bëjnë me fakte, studime apo eksperienca të ngjashme mbi çështjet e migracionit (emigrantët dhe të kthyerit), dhe impakti i tyre në politikat dhe mirëqënien e vendit.

Pra, a po emigrojnë shqiptarët më shumë apo më pak? Cilat janë arsyet kryesore të emigracionit? Cilat janë nismat e shtetit shqipëtar dhe të komunitetit ndërkombëtar për reduktimin e emigracionit dhe integrimin e emigranteve të rikthyer. Kam besim që kjo konferencë do t?i japë shpjegim disa nga problematikave më kyçe që kanë qenë pjesë e debatit publik mbi Migracionin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?