INSTAT shtyn censusin e popullsisë për vitin 2022

INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022.

Që kur Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektligjin për Censin e popullsisë, draft i depozituar në Kuvend që prej vitit 2018, mbeti pezull për shkak të pandemisë Covid-19.

Një regjistër kombëtar të popullsisë dhe të banesave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Është ky qëllimi i Censit të radhës, ku sërish etnia dhe përkatësia fetare të cilësuara si çështje sensitive do të jenë me dëshirë, teksa gjuha do të jetë detyrim ligjor për qytetarët për t’u përgjigjur në pyetësor.

Ky është censi i tretë që zhvillohet në Shqipëri, pas atij të zbatuar në vitin 2001 dhe më pas në 2011 ku popullsia e Shqipërisë përllogaritej në mbi 2.8 milionë banorë.

Për qytetarët që refuzojnë të japin informacione apo i deklarojnë ato të rreme, projektligji parashikon edhe masa ndëshkimore që variojnë nga 10 deri në 100 mijë lekë gjobë.

SHKARKO APP