Institucionet ping-pong me përgjegjësitë, durrsakëve u soset durimi: Çfarë do të bëhet me banesat?
Disa nga banorët e Durrësit të cilëve u janë dëmtuar banesat nga tërmeti kanë dalë në protestë dhe i bëjnë apel qeverisë duhet të organizhet sa më shpejt se faktori kohë është shumë i rëndësishëm.
Qyetarët thonë që autoritetet përcjellin përgjegjësinë tek njëri-tjetri.
Banori: “Jeni të vetmit që vini dhe ballafaqoheni me problemin tonë. Kemi që nga data 26 që kur ka rënë tërmeti me mungesë informacioni. E mirëkuptojmë që është fatkjeqësi natyre, por duam informacion se çfarë do të bëhet me banesat tona dhe jo në errësirë totale.
Asnjë lloj informacioni, vetëm përcjellje, merr këtë numër merr atë tjëtërin . OSHE ka ndërprerë edhe drita, aty brenda gjithcka është bërë e frikshme. Kam marrë policën e rendit, OSHE në Durrës, emergjencat civile, nënkryearin e bashkisë. Disa përgjigjen disa nuk përgjigjen.
Në këtë momnet duam ndihmën e shtetit të na informojnë së çfarë duhet të bëjmë”.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

