Institucioni i ri i drejtësisë, hapen nesër aplikimet për ngritjen e SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës ku në rend të ditës është hapja e procedurës së aplikimeve për kandidatët që duan të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mbledhja do të nis në orën 10 ndërsa çdo prokuror që kërkon të jetë pjesë e kësaj strukture, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë dhe krimin e organizuar, duke të paraqesin dokumentacionin e tyre pranë KLD-së.

Kandidatët të cilët do të aplikojnë për të qenë pjesë e SPAK duhet të kalojnë filtrin e pasurisë dhe verifikimit të figurës, si dhe të kenë 10 vite eksperiencë pune në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu ata duhet të plotësojnë një deklaratë ku ata dhe familjarët e tyre të pranojnë se komunikimet telefonike të tyre do të jenë objekt vëzhgimi, duke hequr dorë nga privatësia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?