Institucioni ku shqiptarët besojnë më shumë? E para Ambasada e SHBA, në fund Presidenca

Ambasada e SHBA-së është institucioni më i besuar (52,6%) nga shqiptarët. Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët lidhur me besimin që ata kanë te institucione të ndryshme të vendit.

Rezultatet tregojnë se ndërkombëtarët janë ata të cilët gëzojnë më shumë besim mes qytetarëve. Gjysma e shqiptarëve (50,2%) i beson delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Mes institucioneve shtetërore, ai që gëzon më pak besim mes qytetarëve është Presidenti i republikës (2,2%) dhe Partitë Politike (3,1%).

SHKARKO APP