Instituti i Shëndetit Publik jep këshilla: Ja çfarë duhet të bëni për të “mundur” vapën

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga temperatura shumë të larta, si pasojë e goditjes nga vala e të nxehtit afrikan, duke bërë që termometri të shënojë temperatura deri në 41 gradë.

E ndërsa të gjithë përpiqemi t’i ‘shpëtojmë’ këtij të nxehti, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla të vlefshme se si të mbrohemi.

Sipas ISHP, është e rëndësishme të qëndrojmë freskët, në ambiente të mbyllura dhe të përdorim freskuese apo kondicioner, të shmangim pijet e nxehta, si çaj apo kafe, e po ashtu edhe alkoolin, pasi rrisin dehidratimin.

Po ashtu, ekspertët këshillojnë ushqime të shëndetshme dhe të freskëta si sallatë apo fruta si dhe rekomandohet pushim dhe shmangie të aktivitetit fizik.

Sipas meteorologëve, vendi do të mbesë në kushte të njëjta atmosferike edhe për ditën e nesërme, ndërsa fundjava pritet të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave.

SHKARKO APP