Instituti i Shënditit Publik: Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi ditën e sotme se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin COVID-19.

Deri tani në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar raste të dyshuara të qytetarëve që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi dhe pas testimit kanë rezultuar negative. Diagnoza e plotë e COVID-19, kryhet pranë Laboratorit të Virologjisë në ISHP, i vetmi në vend i çertifikuar nga OBSH.

Nëse keni udhëtuar në vendet e prekura nga koronavirusi telefononi në Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?