Instruktor në Autoshkolla, sugjerimet publike për pyetësorin

Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, zhvilluam sot në Tiranë, bashkë me përfaqësuesit nga autoshkollat, ekspertë e teknikë nga grupet e interesit, një dëgjesë publike për njohjen dhe përmirësimin e Draft-Pyetësorit për aplikantët për Instruktor Teorie dhe Praktike në Autoshkolla (për të gjitha kategoritë e lejedrejtimit), i cili është publikuar për sugjerime për herë të parë online në faqen tonë zyrtare të DPSHTRr-së.

Dëgjesa publike janë diskutime të vlefshme që synojnë rritjen e transparencës dhe gjithëpërfshirjen për përmirësimin e akteve rregullatore, formateve të testimit, sistemeve për informatizimin e bërjen e proceseve testuese sa më objektive e përafrimin më të shpejtë me standardet europiane.

“Hapje historike, ftesë konkrete për bashkëpunim nga DPSHTRR me çdo faktor e grup interesi por edhe demokratizim mentaliteti pune e sjelljeje. Dëgjojmë, reflektojmë, përmirësojmë. Jeni në kohë. Mirëpresim sugjerimet apo propozimet konstruktive nga të gjithë të interesuarit, brenda 30 Qershorit për përditësimin e rradhës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?