Integrimi i Shqipërisë në BE, Berisha: Problem është Rama dhe organizata e tij kri*inale

Duke ndjekur zhvillimet politike, gjatë fjalës në tubimin qytetar në ”rrugicën e Shpresës”, Sali Berisha deklaroi se me anëtarësimi në BE është bërë i pamundur prej Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

”Nga viti 2013 gjer sot, de facto ka ecur jo me ritmet e breshkës, por me ritme më të ngadalta se çdo vendi në historinë e Europës. Në qoftë se ndalemi vetëm dy vitet e fundit, pas miratimit në parim të hapjes së negociatave, çfarë ndodhi? Duhet të hapeshin në fakt vetëm dy-tre muaj pas parimit.

Kanë kaluar 2-3 vjet. U tha në dhjetor, por në dhjetor erdhi lajmi tjetër se shtohen kushtet për Shqipërinë, para se të hapen negociatat. Miqtë e mi, beteja për të çelur dyert e Europës është betejë e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë.

Rrimë jashtë jo se BE nuk ka bërë dhe nuk bën përpjekje të jashtëzakonshme, por në krye kemi një qeveri, një kryeministër që nuk ka asnjë interes kombëtar, asnjë interes shoqëror, asnjë interes evropian, por vetëm interesa të pasurimit të vet, interesa kriminale”,-tha Berisha.

SHKARKO APP