Integrimi në BE, Greqia kërcënim me veto? Bushati thotë se…
Në një interpelancë të kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes “shqipëriaqeduam.al”, nga një grup studentësh të ekselencës, ministri i Europës dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u pyet se nëse Greqia kërcënon me veto për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në përgjigjen e tij, ministri Bushati vuri theksin tek strategjia e Greqisë, të cilën e cilësoi jo bllokuese ndaj vendit tonë. Më tej nënvizoi se në marrëveshjen me Greqinë, është rënë dakord për të diskutuar integrimin, ekspertizës në planin teknik e politik që mund të na japë Greqia.
”Është Greqia e 2014 që mbante timonin e presidencës së BE, kur ne morën statusin e vendit kandidat, është po kjo qeveri që i ka përmendur me durim dhe gjakftohtësi palës greke që ka qenë e pashpjegueshme për ne që si traktati në NATO dhe MSA janë ratifikuar nga Parlamenti Grek në momentin e fundit, ne kemi pritur që Greqia të ishte një nga vendet më të zjarrta që do t’i conte këto traktate në parlament në momentin më të parë. Ne kemi rënë dakord për të diskutuar integrimin, ekspertizës në planin teknik e politik që mund të na japë Greqia. Ne duam të përcaktojmë disa linja për programe shkëmbimi, në fushën e edukimit, shkëmbime mes universiteteve, sikundër shpesh neglizhohet nga segmente të caktuara të politikës shqiptare që jetojnë 500 mijë shqiptarë sot në Greqi”,-u shpreh ministri Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

