Integrimi në BE, Komisioneri Varhelyi vlerësime pozitive për Kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë njofton se Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për rolin e saj në rajon. Vlerësimi pozitivë për Shqipërinë dhe lidershipin e saj u artikuluan nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, gjatë takimit të 11-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Jug-Lindore për Zgjerim.

Kuvendi i Shqipërisë njofton se në takimin e zhvilluar sot në Budapest, pjesëmarrës ishin zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela (Felaj) Valikaj, e shoqëruar nga Blerina Gjylameti, Kryetare e Delegacionit të Kuvendit në KiE, dhe deputeti Kreshnik Çollaku. Fokusi i takimit ishte integrimi europian.

“Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana, dy folësit kryesorë, nënvizuan nevojën e të qenit të bashkuar brenda Europës, por dhe respektues ndaj identitetit të çdo vendi që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së. Sa kohë që deviza e Unionit është “të barabartë brenda diversitetit”, duhet të punohet për të konsoliduar vlerat dhe institucionet demokratike, ligj-bërjen, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Vizioni është i qartë, por rruga drejt BE-së kërkon durim dhe përpjekje më të mëdha”, njofton Kuvendi.

SHKARKO APP