Integrimi në BE, Taulant Balla përsërit fjalimet e Majlinda Bregut

 

Deputeti socialist, Taulant Balla u ngrit në foltoren e Parlamentit me të nisur seanca dhe tha se: “Progres-raporti, vlerësimi më i mirë deri tani”.

Por kjo fjali prej dy vitesh shqiptarët e dëgjojnë nga socialistët dhe 3 vite më parë nga demokratët. Ky fjalim është i njëjtë me atë të Majlinda Bregut në 2013  kur të djathtët ishin në Qeveri, sipas “Opinion.al”.

Fjalimeve të Taulant Ballës dhe Majlinda Bregut mbi progres-raportin u ndryshon vetëm data nga viti në viti dhe asnjë rresht tjetër. “Komisioni Europian përshëndeti hapat e ndërmarra dhe vlerësoi reformat që duhet marrë”, tha Balla sot. Në njëjtat fjalë me ato të Majlindës në 2013.

Sipas tij, ky është “vlerësimi më i mirë që kemi marrë deri më tani, përveç një vrenjte, ai i reformës, dhe kjo vetëm për faktin e kohës”.

Një gjë nuk kuptohet këtu a tallen politikanët me Europën, apo Europa me politikanët tanë?

Ka 3 vite që Shqipëria pret hapjen e negociatave. Por edhe këtë vit Komisioni Europian foli qartë: Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ndërsa sipas politikanëve tanë është “raporti më i mirë i mundshëm!”

SHKARKO APP