“Internet 4Life” – oferta e fundvitit nga Telekom Albania për të gjithë abonentët

 

Këtë fundvit Telekom Albania sjell ofertë të pabesueshme për klientët e rrjetit superior 4G+ që duan një smartphone të ri për festa. Të gjithë abonentët e rinj ose ekzistues që do të blejnë një smartphone në dyqanet e Telekom përfitojnë internet falas, përgjithmonë. 

“Internet 4Life” nga Telekom vjen për festat e fundvitit dhe zgjat deri më 10 janar. Të gjithë abonentët me kontratë ose me parapagesë që do të zgjedhin një smartphone në dyqanet e Telekom Albania do të përfitojnë falas 1GB internet çdo muaj, gjatë gjithë kohës që janë aktivë në rrjetin Telekom. Interneti falas do të përfitohet automatikisht çdo muaj në numrin Telekom të lidhur me smartphone-t e ri, pa patur nevojë për veprime shtesë. Më shumë informacion mbi ofertën mund të gjeni në: www.telekom.com.al/internet4life.

Telekom Albania, si pjesë e gjigantit botëror të telekomunikacionit Deutsche Telekom ofron një shumëllojshmëri aparatesh smartphone në të gjithë rrjetin e dyqaneve të saj. Gjithashtu, Telekom Albania zotëron ekskluzivitetin e Apple në Shqipëri, disa modele të Samsung, Alcatel si dhe emra të tjerë prestigjiozë. Oferta e “Internet 4Life” do mundësojë edhe ekperiencën e internetit në rrjetin superior 4G+ pavarësisht kreditit ose ofertave, përgjithmonë blerësve të këtyre smartphone gjatë periudhës së festave.

Një ofertë ekskluzive nga Telekom është edhe ofrimi i çmimeve më të ulta për smartphone-t më të fundit për klientët me kontratë. Telekom Albania është e angazhuar t’u ofrojë pajtimtarëve të saj pajisjet më novatore dhe cilësore të ndërthurura me ofertat më konkuruese në treg.

Rreth Telekom Albania

Telekom Albania, si pjesë e familjes së Deutsche Telekom do të vazhdojë ta bëjë publikun shqiptar të ndihet pjesë e rrjetit që lidh Europën.

Rreth Deutsche Telekom

Deutsche Telekom është një nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 151 milionë abonentë celularë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 17 milionë linja broadband (deri më 32 dhjetor 2014). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim celular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorë, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 228 000 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin financiar 2014 ishin 62,7 miliardë euro dhe mbi 60% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.

SHKARKO APP