Interpelanca e Bashës për akuzat nga Ahmetaj, reagon Noka: Për t’i larë kokën Ramës

Sot në orën 17:00, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit do të mblidhen në protestë përpara Parlamentit. Flamur Noka thotë se kjo është pikënisje e një serie protesash që do të pasojnë.

“Sot pasdite në orën 17:00 protestë për parlamentin, parlamentarizmin, demokracinë dhe drejtësisë që është kthyer në padrejtësi”, tha Noka.

Pas mbledhjes së grupit, ai tha se tashmë bashkimi i demokratëve është fakt. Nga ana tjetër, ai u ndal edhe te kërkesa e grupit të Lulzim Bashës për një interpelancë me kryeministrin Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj se ai është “koka e inceneratorit”. Për Nokën, ky është një tjetër fakt se Rama-Basha bashkëpunojnë.

“Rama për të tentuar për t’i vënë kapak këtij skandali, përdor bravën që kërkon t’i lajë kokën e baltosur në krim dhe korrupsion”, përfundoi Noka.

SHKARKO APP