Interpelanca me ministren – Vdekja misterioze e anëtarit të bandës së Vlorës, Maliqi: Polici shkoi për ta zgjuar…
Deputeti opozitar Lefter Maliqi ka reaguar në Kuvend për vdekjen e Andon Mëhillajt i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit.
Ai tha se sipas informacioneve të tij, është gjetur pa ndenja kur polici shkoi në mëngjes për ta zgjuar.
“Vajti polici në mëngjes për ta zgjuar, por e gjeti pa ndjenja dhe e çoi në spital të vdekur për shkak se administrata është kthyer në KÇK, nuk ka infermierë dhe mjekë. Peshku është qelbur nga koka, plagët janë shpërndarë në të gjithë trupin” tha ai.