Interpelanca urgjente me Ballukun/ Kërkesa e deputetëve “në vesh të shurdhër”

Pavarësisht se seanca e fundit për këtë sesion parlamentar, kishte të rend dite 23 pika, pjesë e saj nuk u bë një interpelancë urgjente e kërkuar nga disa deputetë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kërkesa e 7 deputetëve të grupit parlamentar të deputetëve të Korçë-Maliq-Lozhan I Ri-Strelçe, që sipas deputetëve është depozituar që në datën 22 nëntor dhe protokolluar në datë 25 nëntor, ndërkohë që objekt i saj janë 3 pika.

E para ka të bëjë me rrugën teteve ka një gjatësi prej 18.9 km. Në kërkesën për interpelancë ata thonë se kjo rrugë lidh 3 qarqe e më konkretisht atë të Korçës, Beratit dhe Elbasanit. Po ashtu, ata kanë kërkuar informacion në lidhje me afatet e përfundimit të aksit rrugor Qukës-Qaf Plloçë. Ky është një prej segmenteve, ku punimet zvarriten prej vitesh, ndërsa kanë arritur në masën 65%. Megjithatë, buxheti i shtetit nuk parashikon asnjë fond për përfundimin e kësaj vepre, teksa gjatë raportimeve në komisionet parlamentare, zyrtarë të qeverisë kanë thënë se alternativa e vetme mbetet financimi i huaj, por nuk kanë dhënë detaje mbi veprime konkrete në këtë drejtim. Ndërkaq, pika e tretë e interpelancës urgjente lidhej mbi informacionin për ndonjë projekt të mundshëm për lidhjen e aksit turistik Qaf Plloçë-Goce-Voskopojë-Vithkuq.

Por, pavarësisht se interpelanca është cilësuar si urgjente, mbetet e paqartë se cilat janë arsyet e moszhvillimit të saj, apo nëse ajo do të zhvillohet me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

SCAN

SHKARKO APP