Interpol: Mafia mund të grabisë, trafikojë dhe falsifikojë vaksinat

Edhe pse bota është e lumtur që vaksinat për luftën ndaj Covid-19 janë prodhuar dhe ka nisur vaksinimi, një raporti alarmues nga Interpol vë theksin tek mafia. Interpoli paralajmëron se grupet mafioze dhe ato kriminale janë të përgatitura për grabitjen dhe trafikimin e dozave në tregun e zi.

Me shpërndarjen e vaksinave do të rritet në mënyrë drastike edhe kriminaliteti”, thotë drejtuesi i Interpol, Jurgen Stock, për mediat gjermane. ”Do të shohim grabitje në magazina dhe sulme të ndryshme në operacionet e shpërndarjes së vaksinave. Korrupsioni do të jetë mbizotërues në shumë vende, që njerëzit ta marrin më shpejt këtë të mirë shumë të çmuar”.

Nga ana tjetër, ai shton se përhapja e virusit, i shfaqur fillimisht në Azi e më pas në të gjithë botën, është pasuar me një valë kriminaliteti, fenomen të cilin e konsideroi një pandemi më vete. ”Grupet kriminale kanë menduar që nga minuti i parë i përhapjes se si të përfitojnë nga Covid-19. Në vend që të përfitojnë nga ilaçet, janë spostuar shumë shpejt në produkte false higjieno-sanitare, antiviralë dhe maska false”.

SHKARKO APP