Intervista me pacientin me koronavirus që kurohet me tocilizumab
Fausto Russo, është 38 vjeçari nga Italia i cili prej 17 ditësh po kurohet nga koronavirus në repartin e sëmundjeve infektive në spitalin Santa Maria Goretti në Latina të Italisë.
Në një intervistë ekskluzive përmes skype,për gazetaren Alba Kepi në RTV Ora 38 vjeçari tregon eksperiencën e tij gjatë këtyre ditëve të vështirë dhe si po i nënshtrohet terapisë eksperimentale me tocilizumab dhe që po jep efekt.
Ora News: Kush është Fausto?
“Jam pronar i një qëndre fitnesi, i martuar me dy fëmijë, jam instruktor atletike për skuadra futbolli, jap mësim pranë Federatës italiane të futbollit për të përgatitur trajner të ri futbolli. Kam një jetë majft aktive si personale ashtu dhe sportive. Nuk jam duhanpirës. Në 38 vite të jetës sime nuk kam pasur kurrë asnjë patologji tjetër e asnjë problem shëndetësor. E në një moment u gjeta në një krevat spitali duke më munguar frymëmarrja.”
Ora News: Si nisi sëmundja jote?
Gjithcka nisi ditën e enjte më 5 mars kur pata temperaturë 38 gradë. Mjeku më rekomandoj të merrja takipirinë por temperaturA nuk zbriste e më nisën dhe krizat e frymëmarrjes. U keqësova shumë ditën e dielë e thirra ndihmën e urgjencës mjekësore që më sollën këtu ku ndodhem në repartin e sëmundjeve infektive.
Pas tamponit u konfirmua se kisha polmonit e Covid-19.
Ora News: Mjekët që të dhanë ndihmën e parë e të dërguan në spital ishin me veshjen e duhur të mbrojtes ?
Po mjekët ishin veshur me tutat mbrojtëse, me kaskat e kishin dyshimin se mund të isha i infektuar nga koronavirus.
Ora News: Po ti vetë kur e pate dyshimin se mund të ishe prekur nga COVID-19?
Dyshimi më erdhi natën e së shtunës duke e gdhirë dita e dielë, (7-8 mars) pasi nga krizat e frymëmarrjes e kuptova se kishte diçka që shkonte.
Ora News: Cfarë ndodhi në spital?
Më vunë menjëherë kaskën e frymëmarrjes e ushqehesha në rrugë articiale për 6 ditë, nuk mund të lëvizja, nuk mund të çohesha nga krevati, merrja serume, e për do gjë kujdesej personeli sanitarë. 6 ditë e 6 netë me këtë kaskë në kokë është diçka e vështirë për t’u kuptuar e për t’a imagjinuar. Koha nuk kalonte, nuk gjeja pozicionin për të fjetur. Një eksperiencë e fortë që nuk do e harroj kurrë në jetën time.
Pas 6 ditësh më hoqën kaskën e më vunë maskën e oksigjenit me tuba në hundë, Një doktoreshë më informoi nëse doja të provoja terapinë eksperimentale me një ilac që përdoret për anti artrit e antireumatizëm, Pranova e nisa menjëherë kurimin.
Pas 2-3 ditësh menjëherë gjëndja ime shëndetësore u përmirësua në 60-70%- E që nga ai moment erdha duke u përmirësuar, nisa të përdorja vetëm tubat në hundë e jo maskën e frymëmarrjes e sot marr frymë vetë.
Ora News: Po si funksionon kjo terapi eksperimentale? Sa herë e merrnit ilacin Tocilizumab e për sa kohë do vazhdojë?
Tocilizumab merret përmes serumit e vetëm 1 herë në javë e në maksimim për 3 javë në varësi të gjëndjes shëndetësore të pacientit. Me mua funksionoi që në dozën e parë dhe e mora veç një herë e këtë javë nuk e mora më. Pra do të thotë se jam mirë. Po kurohem gjithashtu me një ilaç tjetër antiviral e me kortizon.
Ora News: Po kur mund të jesh infektuar nga koronavirus?
Nuk e kam idenë por me siguri në punë, në qendrën time të fitnes e me siguri ndonjë nga personat që stërviten në qëndrën time ma ka ngjitur.
Familja ime për fat rezulton negative nga virusi dhe e mbyllën dhe periudhën e karantinës së detyruar që patën për kontaktin që patën nga unë.
Ora News: Cfarë dhimbje fizike ka ky virus?
Problemi i këtij virusi mendoj se është kur preken mushëkritë e shfaqet polmoniti, sepse është mjaft i egër e me rrezik vdekje. Mungesa e frymëmarrjes është një sensacion mjaft i fortë e vështirë për ta përshkruar. Për fat nuk vuaja nga patologji të tjera pasi rreziku për jetën është i lartë.
Ora News: A ke humbur shqisën e nuhatjes e të shijes?
Absolutisht jo. Haj mirë e shijoj, por më ka mbetur vetëm pak kollë e lehtë e bezidsshme herë pas here që pritet të largohet gjatë fazës së rekuperimit.
Sapo kam bërë tamponin e dytë e mezi pres të kthehem në shtëpi. Kam kaluar 20 ditë e dua të shoh fëmijët e mi.
Mendoj se si qeveria italiane ashtu dhe ne italainët e nënvlerësuarm koronavirus e prandaj sot gjëndemi në këtë situatë sot. Këshillat e mia janë të respektojmë masat e izolimit e të evitojmë kontaktet me persona të tjerë pasi virusi udhëton së bashku me personat që nuk kanë simptoma e rreziku është i lartë.
Them dhe se ekziston rreziku i infektimit përsëri nga virusi dhe për ne pacientët që e kemi kaluar.
Uroj që tamponi të jetë negativ e të më konfirmojë se polmoniti është zhdukur. Uroj që këtë të dielë të kthehem në shtëpi.