Intervista për radion britanike. Rama flet për rininë që ikën me gomone drejt Anglisë: Rritja e shifrave nga…

Pjesë e emisionit radiofonik ”Pjesa tjetër është politikë”, nga Alastair Campbell dhe Rory Stewart, i ftuar special këtë herë ka qenë kryeministri Edi Rama. Në një pjesë të intervistës, Rama ka folur edhe për rininë shqiptare që po ikën masivisht me gomome drejt Anglisë. ”Ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve”. Gazetarët e pyesin edhe për rritjen e shifrave. ”Pasi del një thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne”.

Pjesë nga intervista

Me gomone?

Rama: Me gomone, që në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithësë jo shumë e qartë sepse ka shifra që i shohim në mediat britanikë që nuk korrespondojnë. “The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njërëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqipëtarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia.

Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuam më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për’tu kuptuar, por pavarëshisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.

A i dini arsyet pse këto shifra janë rritur kaq papritur?

Rama: Sepse pasi del një thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne.

Dëshiroj që tani të flasim pak për perceptimet në lidhje me Shqipërinë dhe mënyra se si ju kryeministër shikoheni në BM dhe në nível ndërkombëtar. Më përpara në podcast përmenda korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe ju ndërhytë duke thënë se unë po bëja një përshkrim negativ të vendit tuaj, por në fakt unë dëshiroj të di mendimet e tua në lidhje me këtë. Lexojmë në media online për Shqipërinë por edhe si ministër kam frikë kur kishim të bënim me Home Office dhe sistemin penitenciar, Shqipëria nuk ka pasur një reputacion shumë të fortë në këto çështje. Do të ishte me interes të dinim çfarë qëndron dhe çfarë nuk qëndron që do të na ndihmonte ta kuptonim më mirë situatën.

Rama: Para së gjithash, ju duhet ta kishit ditur tashmë se pasi fjalët kalojnë gojë më gojë ka edhe deformime. Nuk është se ju bëj me faj juve dhe nuk e mohoj kurrë që ne kemi probleme me korrupsionin, por edhe probleme me krimin sepse nuk kemi arritur ende në nivelin e një vendi modern që u ofron qytetarëve të vet të gjitha shërbimet dhe standartet që e bëjnë korrupsionin të panevojshëm, sepse kur bëhet fjalë për vendet në zhvillim korrupsioni në fund të fundit është një alternativë e shtetit, është një shërbim që ofrohet në një mënyrë jo të ligjshme sepse shteti është i vonuar, dembel ose i pamundur të ofrojë këtë shërbim.

SHKARKO APP