Intervista te ”Open” në Top Channel, sherri i Bashës dhe Desadës me gazetarët
Mbrëmjen e djeshme kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin ”Open” në Top Channel, dhe mësohet se ka pasur një sherr me gazetarët. Të ndodhur përballë presionit apo dhe fjalëve të Bashës, analistët Robert Rakipllari, Aron Sulo dhe Enton Abilekaj janë përplasur me kreun e PD-së. Ka pasur nervozizëm mes Lulzim Bashës dhe Robert Rakipllarit.
Ka pasur përplasje të forta gjatë pushimit, aq sa Lulzim Basha i ka folur ashpër Robert Rakipllarit duke i kërkuar llogari pse po e pyeste aq keq dhe pse po bënte pyetje të tilla provokative. Sipas CNA.al, në studio ka hyrë duke bërtitur Desada Metaj, këshilltarja për mediat e Lulzim Bashës, e cila ka qetësuar situatën deri në një farë mënyre, shkruan ndër të tjera një portal